“Do të godasim bazat amerikane në Europë nëse SHBA përshkallëzon konfliktin”, NATO i përgjigjet Iranit: Jemi gati të përballemi me çdo kërcënim 19/08 13:58
Zjarrfikësit në Itali po luftojnë me zjarret pasi flakët arritën në qytetin e Catania.
Të Premten vonë, rreth 150 njerëz u bllokuan në dy zona bregdetare në Catania, para se të evakuoheshin përfundimisht nga deti, ku u morën me gomone dhe u transferuan në anijet e Rojës Bregdetare.
Zjarret gjithashtu detyruan mbylljen e përkohshme të aeroportit të rajonit, si pjesë e një procedure për t’i dhënë përparësi misioneve të shpëtimit ajror dhe shuarjes së zjarrit.
Zjarret goditën zonën e qytetit port, duke shkatërruar vendpushimin La Capannina, ku imazhet treguan karrige plazhi dhe çadra të djegur.
Top Channel