Britania e Madhe ka thirrur ambasadorin e Iranit për sulmin e javës së kaluar në një cisternë nafte në brigjet e Omanit, në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit – një britanik dhe një rumun.
“Irani duhet të ndërpresë menjëherë veprimet që rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Zyra e Jashtme e MB.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Izraeli fajësojnë Iranin për sulmin, i cili vjen mes tensioneve të gjata midis Iranit dhe Izraelit.
Irani nga ana tjetër i quan akuzat të pabaza.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Saeed Khatibzadeh paralajmëroi se Irani nuk do të hezitojë në mbrojtjen e sigurisë së tij dhe interesave kombëtare dhe do t’i përgjigjet fuqishëm çdo “aventurizmi të mundshëm”.
Cistera Mercer Street, e cila menaxhohet nga një kompani izraelite, është sulmuar në ujërat e Omanit më 29 korrik.
Prej muajit mars janë raportuar një mori sulmesh në anijet izraelite dhe ato iraniane, por rrallë herë ka pasur viktima.
Top Channel