Pas kërkesës së fansave, Dua Lipa tregon se në cilin vend të Shqipërisë po i kalon pushimet (FOTOT)

02/08/2021 12:30

Dua Lipa, e cila gjendet në Shqipëri prej ditësh, është duke shijuar pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anëar Hadid.

Gjatë këtyre ditëve, autorja e shumë hiteve botërore, ka ndarë foto me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare. Por këtë herë ajo ka zgjedhur që t’i tregojë atyre edhe se në cilin vend të Shqipërisë po qëndron. Dua ka treguar se po qëndron në Kep Merli.

“Nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar Dua krahas fotove ku duket mjaft tërheqëse.

Gjatë këtyre ditëve, Dua është kritikuar nga fansat shqiptarë për shkak se nuk ka vendosur vendndodhjen.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel