Del në shitje për 28 mln dollarë rezidenca e vëllait të Osama Bin Laden, u braktis 20 vite më parë

02/08/2021 16:45

Vëllai i Osama bin Laden, Ibrahim bin Laden do të nxjerrë në shitje rezidencën e tij të vjetër Bel Air për 28 milionë dollarë.

Kjo rezidencë është bosh prej 20 vitesh nga sulmet terroriste të 11 shtatorit. Rezidenca është ndërtuar në vitin 1931, shtrihet në 7100 metra katrorë me shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo.

Ibrahim, është vëllai i madh nga babai i Osama bin Laden dhe e bleu rezidencën mesdhetare në vitin 1983 për vetëm 1,653,000 dollarë. Rezidenca ndodhet vetëm disa blloqe larg hotelit të famshëm Bel Air.

Rezidencat ngjitur janë dy nga shtëpitë më të mëdha dhe më madhështore të Los Anxhelos, një rezidencë e stilit Tudor me 36 mijë metra katrorë në pronësi të sipërmarrësit me origjinë izraelite, Beny Alagem dhe një rezidencë tjetër 43 mijë metra katrorë në pronësi të Jeffrey Kaplan.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA