Modelja Aurela Hoxha i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lajmin se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo publikoi fotografi me foshnjen e saj teksa shihej shumë e lumtur, por zgjodhi të mos japë shumë detaje.

Ditën e djeshme ajo postoi për herë të parë foto nga shtatzënia. Duke qenë se tashmë është bërë gjithçka publike, duket se modelja nuk e ka më problem të ndajë me të gjithë momente të veçanta nga jeta e saj.

Ndërkohë fotografi Endrit Mërtiri ka zbuluar emirn e veçantë që Aurela ka përzgjedhur për djalin e saj. Ai ka postuar një foto me modelen Dorina Gegici dhe përkrah saj ka shkruar: “Daja dhe tezja më cool e Alaron” dhe të gjithë mendojnë se i referohet fëmijës së Aurelës.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel