“Vlerësoj inteligjencën emocionale dhe humorin”/ E dashura e Mbappes nuk fshihet: Ja çfarë kërkoj te një burrë
03/09/2026 14:34
Aktorja spanjolle dhe e dashura e Kylian Mbappe, Ester Expósito ka folur hapur për mënyrën se si e sheh dashurinë dhe cilat janë cilësitë që kërkon te një partner.
Në një intervistë, Expósito ka theksuar se për të rëndësi të veçantë kanë vlerat njerëzore dhe mënyra se si një person sillet në një marrëdhënie.

Aktorja ka thënë se e tërheqin inteligjenca emocionale, ndjeshmëria dhe sensi i humorit, duke i cilësuar këto si elemente të rëndësishme për një lidhje të shëndetshme.
Sipas saj, një partner duhet të ketë gjithashtu vetëdije për realitetin shoqëror dhe të mos izolohet në privilegjet personale, por të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësi për problemet dhe sfidat e shoqërisë.

Top Channel