Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë/ Nuk kursejnë puthjet dhe përqafimet në publik (FOTOT)

31/07/2021 16:05

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë më të dashuruar se kurrë dhe nuk hezitojnë ta tregojnë.

Çifti i famshëm po shijon pushimet në Capri në një jaht luksoz me vlerë 130 milionë ndërsa pak ditë më parë ata festuan së bashku 52 -vjetorin e yllit latin.

Ata u fotografuan duke zbritur nga kuverta, për të filluar udhëtimin e tyre. Bukuroshja 52-vjeçare ishte e veshur me pantallona të bardha të gjera dhe një cover, një palë shapka të kuqe në mënyrë që të ndihej sa më komode.

Aktori i famshëm dhe e dashura e tij duken shumë të dashuruar ndërsa puthjet dhe përqafimet mes tyre nuk mungojnë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel