Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri
Dy efektivë policie janë nën hetim me akuzën se kanë shpërfillur denoncimet për dhunë në familjen e 31-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Athinë.
Bazuar në një denoncim të bërë para tre javësh nga një fqinj i çiftit, policia ka nisur hetimet. Fqinja thoshte se kishte telefonuar policinë pasi dëgjoi çiftin e shqiptarëve teksa debatonin me njëri-tjetrin.
Ata mbërritën pas 25 minutash në banesën e çiftit, por nuk u ngjitën fare në shtëpinë e tyre dhe u larguan pas pak minutash.
“Policia është e detyruar të kryejë detyrën e saj, dhe shumica dërrmuese e tyre e kryejnë atë me ndërgjegje dhe vetëmohim, në të gjitha rrethanat, ditë e natë, sa herë që qytetarët kanë nevojë për ndihmën e tyre. Për ata oficerë policie që nuk e kuptojnë këtë, nuk ka vend në Policinë Greke”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Civile.
Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë mëngjesin e sotëm pasi 35-vjeçari shqiptar vrau gruan me thikë e më pas u vetëdorëzua në polici. Ai është shprehur se motivi i vrasjes ka qenë xhelozia.
Top Channel