Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në Athinë, ku 31-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj për motive xhelozie. Fqinja e çiftit kishte dëgjuar shpesh zënkat e tyre dhe vrasjen e paralajmëroi 3 javë më parë.
Gruaja që jeton me familjen e saj në apartamentin ngjitur kishte dëgjuar shpesh herë çiftin debatonte me zë të lartë dhe të gjithë banorët ishin të shqetësuar se mund të ndodhte diçka e keqe. Tre javë më parë, fqinja paralajmëroi krimin në rrjete sociale dhe njoftoi policinë dëgjoi zhurma nga apartamenti i shqiptarëve, shkruan Protothema.
Ata nuk i hapën derën efektivëve, të cilët u larguan nga banesa. Me anë të postimit të saj, fqinja kritikon policinë dhe mediat që nuk u morën me këtë ngjarje.
“Sot unë thirra policinë për dhunë në një familje në apartamentin përballë meje ku jeton edhe një i mitur. Patrulla erdhi pas 25 minutash, ata as nuk u shqetësuan të zbresin. Thjesht hapën dritaret dhe u larguan. Unë nuk bëra asnjë ankesë. Ju thirra për shkak se dëgjova një zhurmë. Për fëmijën. Në televizor vetëm trupat llogariten. Kur ai ta therë atë unë do të njoftoj çdo kanal për t’iu kritikuar”, shkruante Silvia Mourouti rreth 3 javë më parë.
Vrasja makabre e shqiptares ndodhi në lagjen Dafni, ku 31-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal. Anisa dhe Florand Sheu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij. I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë.
40-vjeçari para një muaji ishte thirrur nga policia pas debateve që kishin, por ata ishte mjaftuar vetëm në një këshillim për të ulur tonet. Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup. Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë.
Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit.
Top Channel