E veçanta e Ben dhe Jerryt, nuk është vetëm fakti që ka dy koka, por edhe se secila prej tyre, mund të funksionojë më vete.
Një video, e postuar në rrjetet sociale, tregon gjarprin e njohur si Ben dhe Jerry që ka mbëthyer dy minj, në të njëjtën kohë, në dy gojët e tij.
Entuziasti i zvarranikëve Brian Barczyk tregon se gjarpri i Kalifornisë është një nga 10.000 gjarpërinjtë e lindur me dy koka.
Rasti i veçantë quhet ‘bicephaly’ dhe ndodh nga ndarja jo e plotë e një embrioni. Shumicën e kohës, gjarpërinjtë me bicefali nuk mbijetojnë. Por Ben dhe Jerry bën përjashtim.
‘99 .9% e kafshëve me dy kokë vdesin para se të mbushin një vjeç, por nëse arrijnë të mbijetojnë,siç janë Ben dhe Jerry, ata zakonisht bëjnë një jetë normale. Ne presim që ata të jetojnë 20-25 vjet”, tha Barczyk për Daily Mail.
Edhe pse Ben dhe Jerry mund të hanë veçmas, ata duhet të ndajnë të njëjtin sistem tretës.
Me sa duket Barczyk, i cili punon në një kopsht zoologjik zvarranikësh në Michigan në SHBA, e bleu gjarprin nga një mik. “M’u desh t’i lutesha për gjysmë viti deri sa ai ma shiti”, rrëfen Barczyk.
Burimi: Metro
Top Channel