Tmerr për vajzën e re, i publikojnë fotot dhe numrin celular në një faqe me njoftime për shërbime seksi: E kuptova kur nisën të më telefonojnë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në një shkollë në Francë, ku një nxënës dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejtorin dhe një mësues.
Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme Lakanal, në Aubagne, pranë qytetit të Marsejës, në jug të Francës. Sipas raportimeve të mediave franceze, i dyshuari është një nxënës 14-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë pas incidentit.
Kryetari i bashkisë së Aubagne, Jean-Pierre Squillari, bëri të ditur se nga të shtënat nuk u lëndua asnjë nxënës. Ndërkohë, dy pjesëtarët e stafit arsimor morën ndihmë mjekësore dhe plagët e tyre nuk paraqesin rrezik për jetën.
Sipas raportimeve, drejtori 53-vjeçar u qëllua në këmbë, ndërsa mësuesi 37-vjeçar u plagos në kofshë. Dyshohet se nxënësi hyri në ambientet e shkollës me armë zjarri, ndërsa më pas u dëgjuan disa të shtëna. Ai u neutralizua nga një pjesëtar i stafit të shkollës, përpara se të arrestohej.
Pas incidentit, të gjithë nxënësit u izoluan menjëherë në ambiente të sigurta. Kryebashkiaku Squillari deklaroi se masat e sigurisë u morën brenda pak sekondash.
Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, konfirmoi se drejtori dhe një mësues ishin plagosur nga të shtënat me armë zjarri në shkollën Lakanal. Ai njoftoi gjithashtu se nxënësi dyshohet të jetë autori i sulmit.
Ministri pritet të vizitojë vendngjarjen së bashku me ministrin e Brendshëm, Laurent Nuñez, për të ndjekur nga afër situatën.
Sipas mediave franceze BFMTV dhe Le Parisien, ngjarja nuk dyshohet të ketë lidhje me protestat e zhvilluara për kushtet në shkolla, bazuar në burime pranë hetimit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Top Channel