Video e pabesueshme e impalës që i shpëton 16 hijenave duke kaluar pellgun, mes tufës së krokodilëve e hipopotamëve (foto-video)

29/07/2021 15:25

Këto janë momentet dramatike kur një impala e re afrikane thyen të gjitha shanset duke i mbijetuar një tufe prej 16 hijenash të uritura, duke notuar në pellgun me krokodilë, e madje duke shmangur dhe një tufë hipopotamësh.

Fermeri vendas Daniel Hitchings, 24 vjeç, ishte duke shoqëruar disa vizitorë në rezervatin e gjuetisë Thornybush në parkun kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut, kur pa tufën e qenve të egër që nisën të ndiqnin prenë e tyre.

Disa momente më vonë impala e tmerruar afrohet për të pirë në pellg por e gjen veten duke luftuar për jetën nga sulmi i hijenave qe e rrethojnë.

Pamjet tregojnë sesi sorkadhja afrikane i shpëton hijenave dhe lëshohet duke notuar në ujë, për të dalë në krahun tjetër të pellgut, ku po freskoheshin një tufë hipopotamësh. Ajo arrin të shpëtojë me kërcime të gjata dhe kalon në anën tjetër.

Impala i shmanget me shkathtësi rreziqeve duke realizuar arratisjen e pabesueshme kundër të gjitha shanseve.

Hitchings, nga Johannesburg, tha: “Nuk kisha parë një impala që i shpëton tufës së hijenave, më pas krokodilëve dhe hipopotamëve. Nganjëherë ke fatin në krahun tënd, dhe kjo ishte dita e impalës”.

Impalat mund të vrapojnë për distanca të shkurtra me shpejtësi deri në 70 km/orë ndërsa hijenat mund të vrapojnë për kilometra të tëra me rreth 60 km në orë, deri sa gjahu i tyre të jetë ezauruar nga lodhja.

Kur kjo ndodh, hijenat e sulmojnë në këmbët, në bark dhe në ije deri sa ato të bien. Por për fat të impalës, kesaj radhe qentë e egër nuk rrezikuan të notonin dhe mbetën të uritur në breg.

FOTO GALERI
2/5
Kafsha noton në pellgun me krokodilë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA