Këngëtarja e famshme, Shakira është përfshirë së fundmi në telashe për shkak të mospagimit të taksave.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja është hedhur në gjyq, sepse nuk ka paguar një vlerë prej 13 milionë paund ose 15.2 milionë euro, ndërsa pokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare për gjashtë vepra penale, të cilat mund ta çojnë Shakira-n në burg nëse ato vërtetohen dhe artistja dënohet.

Sipas prokurorëve këngëtarja nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste sporadike e për këtë arsye nuk i është dashur të paguajë taksa.

Sipas një gjykatësi ka prova të mjaftueshme që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e pagesës së taksave. Nga ana tjetër thuhet se Shakira ka në plan që të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër këtij vendimi.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Prokurorët pretenduan se super ylli dështoi të paguajë taksat në Spanjë pavarësisht se ishte rezidente në vend për katër vjet para vitit 2014. Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë në vitin 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahamas deri në vitin 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA