Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e vendosur nga GJKKO më datë 04.07.2021 për të arrestuarit e operacioni ndërkombëtar “Shpirti”, ku u kapën mbi 6 ton drogë.
Nga 24 të arrestuarit, 17 prej tyre ankimuan vendimin e GJKKO-së në Apel, ata janë Festim Lela, Ish-oficeri i policisë, i proceduar më parë për trafik narkotikësh, Mereglen Çaçi, Shkëlzen Kamberi, Aleksandër Neço, Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Çezar Gjomemo, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Ilirjan Ballën, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqin- punonjës i policisë së Kavajës SK dhe LZ.
Ky operacion ndërkombëtar antidrogë, i realizuar njëkohësisht në 4 shtete, u finalizua të premten me 28 të arrestuar, mes të cilëve një prokuror, një drejtor dhe tre zyrtarë të lartë të Policisë shqiptare. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë.
Hetimet për këtë operacion janë bërë nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë. 38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
Vendosi: miratimin e vendimit nr 45, date 30.06.2021 dhe te vendimit nr 51 date 04.07.2021 te gjykates se posacme te shkalles se pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per pjesen e ankuar nga te hetuarit MÇ, ShK, MS, AN, AK, IG, TK, SK, ÇGj, IB, EZ, AZ, LZ, GZ, EH, KA.
Mospranimin e ankimit te paraqitur mga i hetuari FL ndaj vendimit te caktomit te mases se sigurimit me ne 45 dtae 30.06.2021 vazhduar me vendimin nr 52 date 04.07.2021 te gjykates se posacme te shkalles se pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar”, shkruan gjykata.
Top Channel