27/11 16:58
Skënderbeu humbet miqësoren e dytë. Pas fitores 2-1 ndaj Maliqit, këtë të mërkurë në stadiumin Skënderbeu në Korçë në praninë e qindra shikuesve, bardhkuqtë u mposhtën 1-3 nga Gjilani i Ismet Munishit.
Në pjesën e parë trajneri Migen Memelli hodhi në fushë formacionin më të mirë të mundshëm me emra si Ruçi, Victor, Mara, Murillo, Pusi e Bismark, fraksion të cilin Skënderbeu e mbylli me avantazhin 1-0 me gol të shkodranit Belajdi Pusi.
Në pjesën e dytë Memelli zëvendësoi titullarët me lojtarët e akademisë dhe futbollistët e afruar në provë dhe në këtë 45 minutësh Gjilani përmbysi shifrat duke shënuar tre herë dhe duke fituar këtë miqësore me shifrat 1-3.
Top Channel