Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, këngëtarja Ledina Çelo dha edhe nje mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

Ajo theksoi se detajet e vogla bëjnë diferencën në jetë, duke zbuluar se gjatë pandemisë nuk është zënë në asnjë moment me bashkëshortin.

“Sa e tmerrshme është kur njeriu mërzitet me budallallëqe. Sa e rëndësishme është që të kënaqesh me një telefonatë me miqtë e tu, me një njeri që e do shumë, me vëllezërit, me miqtë, me shoqen e fëmijërisë, me familjen. por edhe me bashkëshortin që zihesh kot, ndonjëherë për gjëra koti fare. Gjatë pandemisë nuk jemi zënë fare, përkundrazi, pati një ndjesi tjetër”, tha Ledina për “Pushime On Top”.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA