Gjermania olimpike është një zhgënjim, eliminohet në fazën e grupeve

28/07/2021 16:59

Pas medaljes së argjendtë të fituar në Rio de Janeiro në vitin 2016, përfaqësuesja olimpike e Gjermanisë në futboll nuk ia del të kalojë fazën e grupeve në “Tokyo 2020”.

Skuadra e drejtuar nga Stefan Kuntz u eliminua pas barazimit 1-1 kundër Bregut të Fildishtë, me skuadrën afrikane që u rendit e dyta në Grupin D pas Brazilit kryesues. Gjermania e mbylli në vendin e tretë, me një pikë më pak se Bregu i Fildishtë dhe tri më pak se Brazili.

Humbja 4-2 kundër Brazilit në ndeshjen hapëse rezultoi vendimtare për eliminimin. Në të dytën erdhi fitorja 3-2 ndaj Arabisë Saudite, por që nuk mjaftoi.

Aventura olimpike e Gjermanisë nisi me këmbën e gabuar, me kritika të shumta edhe nga vetë Stefan Kuntz, të cilit nuk iu vunë në dispozicion lojtarët që dëshironte.

Me një organikë të improvizuar, rezultatet ishin zhgënjyese. Kujtimi më i bukur në këtë përvojë do të mbetet propozimi për martesë që Max Kruse i bëri të dashurës së tij pas fitores me Arabinë Saudite.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA