Ekspozita e dizenjuesve bashkëkohorë slloven në Korçë, zv.ambasadorja: Presim lajme të mira për hapjen e negociatave në tetor

27/07/2021 14:05

Zëvendës ambasadorja sllovene, Milena Radenkovic nga Korça është shprehur optimiste për çeljen e negociatave për Shqipërinë gjatë presidencës së saj në BE.

Gjatë një ekspozite që ka prezantuar punimet e dizenjuesve bashkëkohorë me materiale të riciklueshme dhe miqësore me natyrën, ajo ka theksuar se futja e Ballkanit perëndimor në BE është shumë e rëndësishme.

Kjo ekspozitë ka për qëllim të prezantojë si dizajnerët sllovenë shohin të ardhmen e mënyrës së jetesës”.

Kjo ekspozitë sjell dizenjuesit bashkëkohore sllovenë, të cilët në dy vitet e fundit janë vlerësuar me çmimet e ekselencës “Made in Sllovenia” dhe u zgjodhën të përfaqësonin “Design slloven” nëpër botë për gjatë 6 muajve të presidencës së saj.

Në presidencën e Sllovenisë të BE-së, mendoni se do çelen negociatat?

Kjo ekspozitë ka lidhje me presidencën në BE dhe përmes saj, ne duam ta prezantojmë Sllovenine si një vend që mendon përpara dhe një nga këto momente është ai që ne duhet ta mbajmë Europën e bashkuar dhe Ballkani perëndimor është ndër më të rëndësishmit për në në mënyre që t’i kemi të gjitha vendet në BE. Ndaj ne shpresojmë që gjatë presidencës sonte të arrijmë të bëjmë pjesë Ballkanin perëndimor në Europë. Si pjesë e trios me Gjermaninë dhe Portugalinë, ne po punojmë në këtë drejtim që të sjellim Ballkanin perëndimor sa më pranë që të jetë e mundur. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë sidomos me samitin që do organizojmë në tetor dhe aty presim lajme të mira, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që po punojnë fort për plotësimin e kritereve”, u përgjigj zëvendës ambasadorja.

Pra është koha për lajme të mira?

Sllovenia pret lajme të mira por siç e dini, ky është një proces kompleks, vendet kanë mendimet e tyre, duhet të gjejmë drejtimin e përbashkët, por pa diskutim Sllovenia po punon në atë drejtim”.

Top Channel