Stafi i Ministrisë së Arsimit dhuron gjak për fëmijët talasemikë (Fotot)

26/07/2021 14:44

Stafi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka dhuruar sot gjak për fëmijët talasemikë.

Ministrja, Evis Kushi, përmes një njoftimi në “Facebook” shkruan se stafi iu përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të ndihmuar fëmijët talasemikë në vendin tonë.

Janë rreth 600 fëmijë talasemikë në vendin tonë, të cilët çdo 3 javë duan një flakon gjak për të jetuar normal si gjithë të tjerët, shkruan Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë iu përgjigj menjëherë thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për nismën e dhurimit vullnetar të gjakut, si një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar fëmijët talasemikë në vendin tonë. Faleminderit të gjithë kolegëve të #MASR për kontributin! #DhuroGjak #ShqipëriaSolidare”, shkruan Kushi.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA