Shkëmbim zjarri në Milano/ Grabitësi qëllohet me plumb në kokë nga policia, në gjendje të rëndë për jetën
Ushtria siriane tha se në fundjavë ka interceptuar dy raketa të lëshuara drejt kryeqytetit Damask, në sulmin e tretë ajror brenda një jave nga avionët F-16 të Izraelit.
Sistemet mbrojtëse ajrore siriane përdorim plaftormën raketore ruse Buk-M2E. Zhvillimi vjen pasi të mërkurën dy gjuajtës izraelitë F-16 nga hapësira ajrore e Libanit, lëshuan katër raketa drejt provincës siriane Homs, të cilat gjithashtu u rrëzuan të gjitha nga sistemet interceptuese ruse.
Ndërsa të hënën një javë më parë, sipas autoriteteve siriane e ruse, katër avionë izraelitë shkelën hapësirën ajrore të Sirinë në zonën kufitare të At-Tanf dhe lëshuan tetë raketa drejt provincës Aleppo. Shtatë prej tyre ishin rrëzuar nga sistemet mbrojtëse Buk-M2 dhe Pantsir-S, por një raketë e mbetur goditi një impjant kërkimor në qytezën e Safira.
Damasku ka protestuar vazhdmimisht duke quajtur sulmet izraelite “akte agresioni”.
Më herët në një deklaratë të përbashkët Rusia, Irani, e Turqia kishin dënuar Izraelin për sulmet e tij në Siri si shkelje të ligjit ndërkombëtar që vënë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.
“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit ndaj Sirisë që shkelin ligjin ndërkombëtar, ligjin humanitar dhe sovranitetin e Sirisë dhe atë të vendeve fqinje”, tha në tre kombet në bisedimet e paqes se Sirisë në Astana.
Top Channel