Modelja bukuroshe, Adrola Dushi nuk e harron origjinën e saj, pavarësisht suksesit që po arrin çdo ditë.
Ajo ishte e ftuara e radhës në emisionin “Pushime On Top”, ku në një intervistë të zhvilluar në Rrëshen, rrëfeu gjithçka mbi jetën e saj, që nga fëmijëria e deri te vështirësitë e të qenit nënë e vetme.
“Unë dua këtë vend, më duket vendi që ka njerëz shumë të sinqertë. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur, shumë e lumtur, si gjithë shqiptarët besj në kohët tonë. Nuk është se kishim shumë lodra, por kishim shumë dashuri, shumë sakrifica, por shumë lumturi brenda vetës sonë”, u shpreh Adrola.
Ndërsa e pyetur, nëse ka refuzuar shumë artistë për videoklipe, bukuroshja theksoi: “Uhh sa herë kam thënë jo, u kam thënë të gjithëve. Nuk kam dëshirë të bëhem e hidhur, sepse refuzimet nuk i do askush. Nuk besoj se i kanë marrë për keq, sepse e kanë marrë vesh që nuk kam pas asgjë me këngëtarin apo personi, thjesht nuk kam dashur të jem pjesë e klipeve”.
Top Channel