SPAK, prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të marrë sot në pyetje deputetin e sapo zgjedhur socialist Petro Koçi.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha duket Koçi i cili kalon pragun e SPAK, për thënë ato çfarë ai di bazuar në deklaratat e fundit të tij se tenderat në Fier po i err krimi i organizuar.
Pak ditë më parë Koci, ftoi SPAK në Fier sepse sipas tij duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publikë”, deklaronte Koçi.
Petro Koçi deklaronte se këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.
Top Channel