Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore
Një tjetër rekord shënohet në Lojërat Olimpike të Tokios dhe bëhet fjalë për një rekord botëror. protagoniste bëhet skuadra australiane e femrave në not që e vendosi këtë rekord të ri botëror në garën 4×100 m stil i lirë për femra duke fituar edhe medaljen e artë.
Notaret australiane e fituan këtë gare me 3 minuta 29 sekonda e 69 të qindtat duke thyer rekordin që ato vetë vendosën në 2018 në Lojërat e Commonwealthit.
Befasoi në këtë ditë të Lojërave olimpike tuniziani 18 vjeçar, Ahmed Hafnaoui qe fitoi ne 400 m stil i lirë. Hafnaoui ishte perfekt në 50 m e fundit të garës duke fituar atë dhe si rrjedhojë edhe medaljen e artë me kohën 3 minuta 43 sekonda e 36 të qintat.
Medalje të artë fitoi edhe notarja japoneze Yui Ohashi në garën e 400 m stil i përzier teksa e fitoi atë me kohën 4 minuta 32 sekonda e 08 të qindtat duke lënë në vendin e dytë dhe të tretë amerikanet Weyang dhe Flickinger. n
dërsa kampionia në fuqi Katinka Hosszu nuk shkoi më shumë se vendi i pestë. në garën e 400 m stil i përzier për meshkuj, që ishte edhe gara e parë që dhuroi medalje në këto Lojëra Olimpike përsa i përket notit, fitues doli amerikani Chase kalisz me kohën 4 minuta 9 sekonda e 2 të qindtat i ndjekur në vendin e dytë nga bashkëkombasi i tij, Jay Litherlands, ndërsa në vendin e tretë u rendit australiani Brandon Smith. Skateboardi shkruan historinë e Lojërave olimpike.
Kjo disiplinë sportive që bën debutimin në programin olimpik, mësoi emrin e kampionit të parë. bëhet fjalë për japonezin Yuto Horigome që fitoi medaljen e artë në kategorinë e skateboardit të rrugës me 37.18 pikë të grumbulluara. Në vendin e dytë u rendit braziliani Hoefler ndërsa në të tretin amerikani Jagger Eaton. surpriza më e madhe e kësaj dite u shënua në tenisin e femrave.
Numri 1 i botës, Ashleigh Barty u eliminua që në raundin e parë në turneun e olimpikeve, teksa u mund nga spanjollja Sara Sorriber Tormo me rezultatin 2-0 me sete 6-3; 6-4.
Nuk gaboi Naomi Osaka, ylli i ceremonisë së hapjes së Tokyo 2020 qe e nisi betejën e saj për medaljen e artë olimpike me fitoren e lehtë ndaj kinezes Zheng SaiSai me rezultatin 2-0 me sete 6-1 dhe 6-4.
Top Channel