Miu gjigand shkakton kaos në parlamentin spanjoll, deputetët klithin, kërcejnë mbi karrige (video gazmore)

24/07/2021 18:27

Nuk është e pazakontë që në sallën e parlamentit të krijohet zhurmë e kaos nga politikanë të nervozuar apo mosmarrëveshje mes partive kundërshtare.

Por në sallën e parlamentit rajonal në Anlaluzise, të Spanjës jugore, diçka e tillë nuk u shkaktua nga njerëzit por nga një mi gjigand që u shfaq ndoshta për të “marrë fjalën”.

Në pamjet e regjistruar të seancës për një emërim të ri, deputetët burra e gra shihen që ulërasin në frikë e kërcejnë në karriget e tyre për t’i shpëtuar brejtësit.

Kryetarja rajonale Marta Bosquet ishte duke folur në podium kur pikasi miun dhe klithi.

Teksa ajo e shokuar mbulon gojën me dorë, të tjerë kërcejnë në karriget e tyre, duke parë rrotull për t’u mbrojtur nga miu.

Një deputet dëgjohet në sfond duke u bërë thirrje të tjerëve të ruajnë qetësinë, por atij nuk ia vë veshin njeri.

Dëshmitarët thanë për mediat vendase se miu shihej që vraponte poshtë karrigeve e tavoliave, dhe se masa e tij ishte “e konsiderueshme”.

Për fat, pas disa xhirove mu doli nga salla dhe puna parlamentare vazhdoi sipas planit.

Kur ndodhi episodi qesharak, deputetët ishin duke votuar për emërimin e Susana Diaz, si senatore e rajonit të  Andaluzisë.

Ajo arriti të fitojë votën pas shtyrjes së shkaktuar nga brejtësi në sallë.

FOTO GALERI
2/3
Një deputet dëgjohet në sfond duke u bërë thirrje të tjerëve të ruajnë qetësinë, por atij nuk ia vë veshin njeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA