Rritje e numrit të rasteve të reja, Kroacia ashpërson masat

23/07/2021 03:13

Qeveria kroate njoftoi sot masa të reja epidemiologjike, që parashikojnë një kontroll më të rreptë ndaj tubimeve, aktiviteteve më të mëdha, si edhe hyrjes së qytetarëve nga vende ku po vërehet një rritje e numrit të rasteve COVID-19.

“Në tri javët e kaluara, Kroacia ka shënuar ndërmjet 500 deri në 600 raste me COVID-19 në javë, kurse javën e kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 871 raste”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

“Nga 100 të shtruar në spital, 94 persona nuk ishin vaksinuar. Kushdo që zgjedh të mos vaksinohet e vë veten në një rrezik që mund të përfundojë në fatalitet. Prandaj, të vaksinohemi tani dhe të mos e presim vjeshtën, që të mbrohemi nga shpërthimi i valës së katërt të mundshme”, shtoi Plenkoviç.

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç njoftoi një shtrëngim të mëtejshëm të masave për hyrjen e shtetasve nga vendet e treta me shkallë të lartë të incidencës, të tilla si Britania e Madhe dhe Rusia, ndërkohë që masa të reja epidemiologjike do të zbatohen nga e hëna, 26 korrik, për të kontrolluar më mirë situatën COVID-19 në kulmin e sezonit turistik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA