Nëna 32-vjeçare e 12 fëmijëve thotë se njerëzit e “gjykojnë vazhdimisht, por tani nuk më vjen turp” (fotot)

23/07/2021 17:10

Një nënë që sapo ka lindur fëmijën e saj të 12-të thotë se më parë turpërohej prej faktit që ishte nënë e vetme me gjashtë fëmijë.

Por tashmë 32 vjeçarja amerikane Britni Church, e cila ka lindur djalin Rowyn disa javë më parë, është “trimëruar” dhe thotë se nuk i bëhet vonë se cfarë thonë të tjerët.

Britni shton se “është shumë krenare” për fëmijët e saj, edhe pse më parë ishte tepër e ndërgjegjshme për numrin e tyre të madh dhe paragjykimet shoqërore që i sillnin.

Ajo tregon sesi lindi Rowyn me anestezi epidurale – teksa tetë fëmijët e parë i kishte lindur pa të.

Teksa dokumenton jetën e saj në rrjetet sociale, gruaja thotë: “Sigurisht që kur isha nënë e vetme me gjashtë fëmijë, vihesha në siklet e turpërohesha. Ndjehesha se duhet të sajoja justifikime për ta, për faktin se kisha aq shumë”.

Britni shpjegonte se duhet t’u thoshte njerëz se të gjithë fëmijët i kishte nga i njëjti baba për të evituar paragjykimet, por ajo në fakt nuk kishte fare burrë.

Por ajo tregon se tashmë është ndryshe: “Tani jam krenare për fëmijët e mi dhe nuk jam e turpëruar. Të gjithë ne jemi të emocionuar për beben e re.

Ajo jeton tashmë me bashkëshortin e saj dhe shpenzojnë rreth 300 dollarë ushqime çdo jave për fëmijët e tyre.

Gruaja nga Arkansas thotë se lindi fëmijën e saj të parë Crizman, tashmë 15 vjeç, pak ditë pas ditëlindjes së gjashtëmbëdhjetë, me ish-bnashkëshortin e saj.

Ata ishin martuar vetëm pesë ditë më herët dhe lindën dhe pesë fëmijë së bashku, Jordan, 14 vjeç, Caleb, 13 vjeç, Jace, 12 e Cadence, dhjetë vjeçe.

Pas dicorcit të tyre, Britni mbeti përsëri shtatzënë me fëmijën e gjashtë Jesalyn, tashmë tetë vjeçe, në vitin 2012.

Ajo kaloi tre vjet duke i rritur e vetme fëmijët e saj, derisa njohu bashkëshortin aktual Chris, në 2014.

Tashmë cifti kanë bërë dhe pesë fëmijë të tjerë së bashku, dhe thonë se nuk do të ndalen këtu.

FOTO GALERI
2/5
Britni thotë se më parë turpërohej prej faktit që ishte nënë e vetme me gjashtë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA