Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër si i ati, dhe dy të tjerë janë kapur me lëndë narkotike hashash në një mjet luksoz gjatë kontrollit nga Policia.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
23-vjeçari shoqërohej së bashku me një 19-vjeçare.
Njoftimi
Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel