Bordi i Agjencisë së Arsimit të Lartë/ Rama prezanton anëtarin e ri, Aleksander Kohler

23/07/2021 20:50

Aleksander Kohler është anëtari i ri i Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit.

Aleksander Kohler është ekspert në fushën e politikave të arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit në Austri, me fokus specifik në financimin e universiteteve publike përmes marrëveshjeve të performancës, mbi cilësinë e mësimdhënies dhe mbi zbatimin e reformës së arsimimit të mësuesve në Austri”, shkruan kryeministri.

Sipas Ramës, tashmë është bërë një superskuadër në këtë bord.
Superskuadra ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të lartë
Në 2004, ai ndërtoi dhe administroi Agjencinë Austriake për Sigurimin e Cilësisë për këshillimin dhe auditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Austri dhe vendet e tjera të Evropës, ndërsa në vitet 1999-2004 drejtoi Agjencinë Kombëtare Austriake për programin e financimit të BE “Leonardo da Vinci“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA