Tualet prej floriri gjendet nga policia gjatë hetimeve të korrupsionit në Rusi (fotot)

21/07/2021 17:36

Një tualet i larë me flori dhe sende të tjera luksi të shfrenuar janë gjetur në vilat luksoze të oficerwëve, të bastisura nga autoritetet ruse gjatë një hetimi ndaj policëve të korruptuar.

Në pamjet e shpërndara nga autoritetet shiheshin ambjente ekstravagante në vilën gjigande, një nga disa të kontrolluara prej zyrtarëve.

Mes të arrestuarve ishte Alexei Safonov, kreu i policisë rrugore të rajonit jugor të Stavropol, së bashku me gjashtë të tjerë.

Policia rrugore akuzohej për dhënie lejesh të rreme biznesi në këmbim të rryshfetit.

Lejet e biznesit për shoferët lejojnë që ata të kalojnë mes postblloqeve të policisë me ngarkesa të paautorizuara materialesh ndërtimi apo ushqimore.

Forcat e policisë në rajonin e veriut të Kaukazit janë përfshirë në një operacion të gjerë anti-korrupsion. Ato thonë se kanë kryer 80 kontrolle shtëpiake duke përfshirë oficerë të policisë rrugore, ku kanë sekuestruar sasi të mëdha parash dhe makina luksi.

Kontrolli i Brendshëm tha se Safonov dhe banda e tij kishin arkëtuar rryshfet prej disa vitesh me vlerë më shumë se 19 milionë rubla ($255,000).

Safonov përballet tashmë me deri në 15 vjet burg nëse shpallet fajtor. Pararendësi në postin e tij,  Alexander Arzhanukhin gjithashtu u arrestua.

Alexander Khinshteyn, deputeti i partisë Rusia e Bashkuar në pushtet, tha se më shumë se 35 oficerë të policisë rrugore ishin mes të arrestuarve.

“Në thelb kjo ishte një tip mafia që operonte në Stavropol, duke përfituar nga gjithçka: qe prej targave ilegale, te lejet e falsifikuara të biznesit, apo transporti i rënës,” shkruante ai në një mesazh.

FOTO GALERI
6/7
Kontrolli i Brendshëm tha se Safonov dhe banda e tij kishin arkëtuar rryshfet prej disa vitesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA