Trafikonin heroinë nga Shqipëria drejt Greqisë dhe vendeve të BE-së, lihen në burg Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela
21/07/2021 11:00
GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Irfan Sulën dhe Dëfrim Çelën, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ata u vunë në pranga gjatë operacionit “Kujtesa”, bashkëpunim i policisë së shtetit me autoritetet e drejtësisë së Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga hetimet e kryera rezulton se Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin e heroinës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas në vendet e tjera të BE-së.
Top Channel