Festivali HemingWay jazz/ Edicioni i tetë në ditëlindjen e 122 të gjeniut

21/07/2021 19:50

Edhe për këtë edicion të tetë të heminguei jazz, festivalit kaq të dashur për të gjithë shqiptarët, risitë nuk mungojnë.

Përveçse vijnë shumë rryma të ndryshme të Jazzit çka e bëjnë atë më të afërt me të gjithë publikun e ri, këtë vit ka dhe një arsye më tepër. Ditëlindja e 122 e gjeniut Ernest Heminguei.

Dhe dielli lind sërish, kjo është moto e HemingWay Jazz Fest 8 në këtë vit kaq të vështirë për botën mbarë. Komuniteti i tyre beson që gjithsecili nga ne duhet të transmetojë energji dhe shpresë më shumë se kurrë më parë, që dielli të lindë sërish!

I mbajtur në dy netë 20 dhe 21 korrik, 34 artistë të huaj nga vende të ndryshme të Europës, ngjiten në skenën ballkon te korpusit.
Po ju prezantojmë sot Heminguej Jazz fest 8. Dhe jemi shumë të lumtur që në këtë edicion kemi të ftuar Rumba de Bodas, Devon Jah and Brothers për natën e parë dhe Lehmanns Brothers dhe Roy Paci & Aretuska

Unë i përkas këtij realiteti që është një realitet që ka një gjurmë muzikale që mund të kenaqë të gjitha grupmoshat dhe të gjithë personat që dëgjojnë cfarëdolloj gjinie të muzikës.

Si çdo vit edhe kësaj rradhe muzika Jazz vjen në forma të ndryshme, një muzikë që nuk është thjesht Standard Jazz, por vjen për një publik më të gjërë dhe të ri, duke prekur rryma të mrekullueshme si Funk, Latin Kazz, Skajazz, por edhe të ftuar të muzikës Reagge.

Top Channel