Stërvitësi Xinmin Yang nga Kina ka habitur së fundmi fansat e tij kur ka treguar moshën e vërtetë, teksa regjimi rigoroz i stërvitjes e mban atë të duket si 30-vjeç. Ai thotë se shoqëron stërvitjen e tij me një “jetesë të shëndetshme”.
Por megjithse ai duket se është në të tridhjetat e tij, Yang është në fakt 72-vjeç.
Amatori i vjetër i ‘bodybuilding’ ka nisur sportin e tij 1984 – një vit pasi Kina mbajti kompeticionin e parë të kësaj disipline, pas heqjes së masës së ndalimit të vendosur prej vitit 1953.
Në një video të postuar në rrjet, përdoruesit shkruanin: “Ky djalë 70 vjeçar duket sikur është 30 vjeç, pasi ka 34 vjet që stërvitet.”
Përdorues të tjerë të mediave sociale hidhnin dyshime mbi avantazhet e stërvitjes së përditshme: “Ndoshta ky djali që duket si 70 vjeç është 30, prandaj stërvitja është e dëmshme kur e tepron me të.”
Një tjetër shtonte: “Është qesharake që shumë refuzojnë ta besojnë, prandaj dhe ka një pamje të shkëlqyer për një 70-vjeçar”.
Vetë Yang në një intervistë në 2018, tha: “Gjatë viteve kam jetuar një jetë të shëndetshme, kryesisht prej stërvitjes së bodybuilding.
“Jam mirënjohës për atë që kam arritur dhe nxis të rinjtë për të marrë pjesë në stërvitjen e formimin e trupit dhe kulturës trupore.”
Në pamje burri tregon se megjithse është 70-vjeçar ka presion normal të gjakut, madje dhe përbëre kockash të ngjashme me një 30-vjeçar.
Bashkë me stërvitjen me pesha, Yang thotë se ka një plan rigoroz të dietës.
“Në mëngjes, ha zakonisht domate, vezë, kastravec, drithëra e pak pulë”.
“Kam 10 vjet që ha kështu.”
Yang tashmë drejton kampe të kulturës fizike dhe jep kurse private. “Besoj se do të vazhdoj të jem duke u stërvitur dhe në moshën 80-vjeçare!”
Top Channel