Mbërrijnë 32,760 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”
					 19/07/2021 21:43					
				
				 
								
			32,760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama i cili thotë se tashmë janë 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.
Ndërkohë ai shkruan se vijohet pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.
Kryeministri Rama në facebook:
? 32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.
?Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend

Top Channel