Elbasan, digjen dy makina gjatë natës, “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

28/06/2026 10:29

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, në një ngjarje që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri ka përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Volkswagen”, të dy në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e zonës për të shmangur rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, veçanërisht për automjetin Volkswagen, i cili është djegur tërësisht.

Grupi hetimor, nën drejtimin e autoriteteve kompetente, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një defekt teknik, zjarr aksidental apo një ngjarje të qëllimshme. Për zbardhjen e plotë të rrethanave po mblidhen prova në vendin e ngjarjes dhe po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Top Channel