Tërmetet në Venezuelë, Unicef nge alarmin: 680 mijë fëmijë rrezikojnë të mbeten pa ndihmë humanitare

28/06/2026 10:53

Rreth 680 mijë fëmijë në Venezuelë kanë nevojë për ndihmë humanitare pas tërmeteve që goditën vendin, sipas UNICEF-it.

Katastrofa ka shkaktuar dëme të mëdha në spitale në Karakas dhe në shtetet La Guaira, Carabobo, Aragua dhe Falcón, duke i çuar disa prej tyre në kapacitet kritik. Situata ka ndikuar veçanërisht te kujdesi për gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Tre ditë pas nisjes së reagimit, shkalla e nevojës po bëhet më e qartë. Spitalet po funksionojnë përtej kapacitetit, mijëra fëmijë nuk kanë qasje të sigurt në ujë dhe shumë shkolla janë dëmtuar”, tha Manuel Rodriguez Pumarol, përfaqësues i UNICEF-it në Venezuelë.

Në kryeqytetin Karakas, të dhënat paraprake tregojnë se 432 shkolla janë dëmtuar nga tërmetet. Dëmet kanë penguar vazhdimin normal të mësimit, ndërsa disa shkolla që kanë mbetur të paprekura po përdoren si strehimore të përkohshme për familjet e zhvendosura.

UNICEF ka paralajmëruar se nevojiten ndërhyrje urgjente për të siguruar ujë të pijshëm, kujdes shëndetësor dhe mbështetje për fëmijët e prekur nga katastrofa.

Top Channel