Eros Ramazzotti ‘kapet’ me pushime në varkë me 22 vjeçaren, refuzon romancën (fotot)

19/07/2021 16:42

Këngëtari 57-vjeçar italian Eros Ramazzotti është fotografuar në fundjavë me aktoren 22 vjeçare Marta Delogu, duke pushuar në ishullin grek të Mykonos. Revista ‘Chi’ shkruante se “raporti mes tyre po konsolidohet aq shumë sa që ajo po kalon pushimet me të dhe fëmijët e tij në Mykonos”, ndërsa vetë çifti i dyshuar thonë se në fakt është vetëm “miqësi e vërtetë”.

Delogu tha për gazetarët: “Kam vetëm dy fjalë për këto që po lexoj këto ditë: FAKE NEWS. Habitem nga këta persona që besojmë këto lloj thashethemesh, kur në fakt kjo është vetëm një miqësi e vërtetë“.

Edhe këngëtari nga Roma tha se zhurmat janë budallallëqe, megjithse nga pamjet duket ndryshe dhe revista italiane shkruante se lidhja me studenten nuk është vetëm miqësi.

“Imazhet ekskluzive të pushimeve të Eros Ramazzotti në Mykonos, Greqi, me fëmijët e tij dhe me mikeshën që i rri pranë prej disa kohësh. Marta Delogu, ka lindur në Sassari në 1999, dhe është transferuar në Romë për të studiuar aktrim në qendrën kombëtare të kinematografisë. Miqësia me këngëtarin ka lindur disa muaj më parë, por duket se është zhvilluar shumë pasi e ka marrë me vete me fëmijët e tij në shtëpinë e pushimit që merr me qera çdo vit”, shkruan ‘Chi’.

FOTO GALERI
5/8
Delogu tha për gazetarët: “Kam vetëm dy fjalë për këto që po lexoj këto ditë: FAKE NEWS.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA