Sulmuan Arqile Bashon/ Tensione pas daljes nga Gjykata të tre vëllezërve Mysmyli: Na kanë vjedhur dhe po na dënojnë!

17/07/2021 11:16

Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca për tre vëllezërit Myslymi, të cilët u arrestuan ditën e djeshme, sepse akuzohen se kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht gjyqtarin Arqile Basho, gjatë një seance gjyqësore.

Pasi ka mbaruar masa e arrestit për tre vëllezërit Myslimi, dalja e tyre nga ambientet e Gjykatës ka shkaktuar shumë tension.

“Hajdutë më kanë vjedhur paratë. Na kanë vjedhur dhe na kanë dënuar Gjykata, Prokuroria”, dëgjohen të bërtasin vëllezërit, ndërsa oficerët tentojnë t’i fusin në fugonin e policisë.

Ndërsa familjarët e tyre janë ambienteve të Gjykatës thërrasin:“Çfarë kanë bërë o plehra? O shtet e Gjykatë e degjeneruar. Shtet që të merr pronën dhe të fut brenda, ky është shteti. Ça po bëhet këtu, ku jetojmë, jemi shqiptarë.”

Ndërsa vajza e një prej të arrestuarve del para kamerës dhe e inatosur kërkon që të dalin në skenë administratorët e pallateve.

“Ku janë administratorët e pallatit? Për çfarë e mbani babin tim aty? Ku janë administratorët që i kanë shitur hyrjet nga dy-tre herë. Ku është drejtësia? Ku është shteti? ”, tha vajza.

Kujtojmë se gjyqtari Arqile Basho i tha Top Channel, disa ditë më parë se gjyqësori është çdo herë i rrezikuar dhe se në 26 vite punë si gjyqtar ky ishte i pari rast që ndodh një incident i tillë. Ai vetë thotë se nuk ka bërë kallëzim, por kanë qenë drejtuesit e institucionit që kanë kallëzuar personat e përfshirë në incident.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA