Operacioni i rrallë në spitalin e Fierit/ Mjekët shqiptarë dhe turq kryejnë ndërhyrjen në mëlçi

17/07/2021 15:41

Tatjana Hanaj nga Vlora është pacientja e parë që kreu operacion laparoskopik të mëlçisë në spitalin Memorial të Fierit.

Për shkak të sëmundjes së rëndë, disa spitale në vend nuk e kishin marrë përsipër dhe e drejtuan të realizonte ndërhyrjen në Greqi ose Turqi.

Ndërkohë që 50 vjeçarja nuk mund të përballonte shpenzimet e larta prej gjendjes së vështirë ekonomike. Dhe spitali më i ri në Shqipëri i financuar nga qeveria turke mundësoi që Tatiana sot të gëzojë shëndet të mirë.

Sipas drejtoreshës së spitalit kryerja e ekzaminimeve nga mjekët turq dhe shqiptarë bëhet në bazë të sistemit të referimit.

Që nga nisja e punës, në spitalin Memorial të Fierit mjekët turq dhe shqiptarë kanë kryer 34 ndërhyrje të vështirësisë së lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA