225 mln euro kokainë zbulohen në Holandë/ Kontejneri me banane vinte nga Ekuadori me destinacion Zvicrën

17/07/2021 17:41

225 milionë euro kokainë është zbuluar ditën e sotme në portin e Roterdamit në Holandë.

E cilësuar si një nga goditjet më të mëdha në tregtinë e drogës në Evropë, tre tonë kokainë  u gjetën fshehur në kontejnerin me banane, në portin e Roterdamit gjatë një inspektimi rutinë.

Sipas medias së huaj, droga ishte dërguar nga Ekuadori me destinacion Bazelin në Zvicër.

Hollanda është bërë një kanal kryesor për narkotikët, veçanërisht kokainën, drejt Evropës, kryesisht përmes Roterdamit, portit më të madh të Evropës.

Autoritetet holandeze thonë se ata dhe forcat ndërkombëtare të policisë kanë arritur të kapin 50 ton kokainë që ka kaluar në Holandë këtë vit.

Top Channel