‘Shtëpia ime digjet dhe unë vetëm mund të shikoj’, thotë fotografi afrikano-jugor për traziat (fotogaleri)

15/07/2021 18:36

Një fotograf përshkruan së fundmi emocionet e rënda teksa shikon qytetin e tij të digjet mes valës së dhunës e grabitjeve në Afrikën e Jugut.

Kierran Allen thotë se shkatërrimi mbi qytetin e Durban ka arritur përmasa apokaliptike, të paprecedenta në epokën post-Aparteid të vendit.

Trazirat e nisura nga burgosja e ish-presidentit Jacob Zuma janë përshkallëzuar në kaos e anarki anti-qeveritare, çka deri tani ka marrë 72 jetë njerëzish.

Në Durban, në lindje të provincës KëaZulu-Natal, ka pasur grabitje masive dhe vrasje të shumta gjatë plaçkitjeve të magazinave.

Automjete që i përkisnin hajdutëve ishin regjistruar që largoheshin nga zona tregtare e Mobeni me gjithçka mundej të ngarkuar në to.

Allen thotë se nuk kishte parë kurrë trazira të tilla, megjithse ka qenë fotograf protestash në Afrikën e Jugut prej 16 vjetësh.

“I gjithë komuniteti ka shpërthyer në anarki e plaçkitje. Fabrika të tëra janë djegur, jetë kanë humbur në përplasjet mes komuniteteve, protestuesve dhe ushtarëve. Ka vetëm kaos, nuk është më një protestë”.

31 vjeçari jeton në zonën Westville në Durban ku tani qëndron prapa një barrikade për të mbrojtur lagjen e tij.

Në një qendër tregtare ai ka dëshmuar zhveshjen e godinës nga plaçkitësit, të cilët morën televizorë, frigoriferë lavatriçe e mobilje. Ai shton se policia dhe ushtria janë përpjekur të përmbajnë trazirat por numri i tyre ishte shumë i vogël në krahasim me tërbimin e përgjithshëm të plaçkitjeve.

Në galerinë e mëposhtme fotografi sjell masën e shkatërrimit të komunitetit.

FOTO GALERI
8/13
Durban

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA