Gruaja më e shëmtuar e botës tallej e ofendohej nga spektatorët, por ishte ajo që ‘qeshi e fundit’ (fotot)

15/07/2021 18:00

Mary Ann Bevan vuante nga akromegalia, një çrregullim që i shkaktonte trupit të saj të prodhonte tepër hormon rritjeje. Por ajo çka gruaja nuk dinte, ishte se fatkeqësia e saj do t’i sillte mjaft të ardhura.

Kur ajo e gjeti veten të ve e me katër fëmijë, gruaja u zotua se të bënte gjithçka për t’i rritur ata, qoftë edhe të paraqitej në shfaqjen “Gruaja më e shëmtuar e botës”.

Fotot e vitit 1874, tregojnë Mary Ann se kur ishte vajzë e re kishte tipare elegante dhe flokë brune.

Ajo ishte një nga tetë fëmijë të lindur në një familje të varfër në lindje të Londrës.

Në moshën 29 vjeçare ajo u martua me Thomas Bevan dhe çifti lindën katër fëmijë, por në këtë kohë pamja e Mary Ann nisi të ndryshonte në mënyrë drastike prej akromgalisë.

Ndryshimet e frikshme ndodhën edhe në fytyrën e saj, e cila po bëhej shpejt më e madhe e më mashkullore.

Çrregullimi i shkatoi dhimbje të mëdha, teksa kockat e indet e saj rriteshin me ritme të shpejta.

Sot akromegalia është një sëmundje e trajtueshme, por dy shekuj më parë ndryshimi i pamjes së njeriut nuk mund të ndalohej.

Pamja e Mary Ann i sillte komente të pasjellshme në rrugë, por ajo ishte e sigurt në shtëpine e saj teksa familja e dinte se ishte e bukur nga brenda. Por kjo vazhdoi deri sa bashkëshorti i saj Thomas vdiq, 11 vjet pas martesës.

Mary Ann tentonte gjithçka për të fituar bukën e fëmijëve dhe një strehë sipër kokës, por pamja e saj nuk e lejonte të punësohej.

Ndryshimi i shkaktuar nga semundja

Po një ditë ajo pa ofertën e një reklame: “Kërkohet të punësohet: Gruaja më e shëmtuar. Jo e gjymtuar apo e shpërfytyruar. Garantohet pagesë e mirë, punësim afatgjatë për aplikanten e suksesshme. Dërgoni fotot.”

Reklama ishte vendosur nga Claude Bartram, përfaqësuesi i cirkut amerikan, Barnum e Bailey.

Ai kishte ardhur në Evropë për të gjetur “njerëz të frikshëm për sezonin e ri” që të trembnin e të talleshin nga audiencat.

Mary Ann menjëherë tërhoqi vëmendjen e Bartram.

Ky i fundit tregonte më vonë: “Ajo nuk ishte e neveritshme. Kishte fytyrën e një gjigandi, nofulla të fuqishme, hundë e ballë burrëror, por ishte e re dhe e fuqishme. Me tha se nuk i pëlqente të dilte para spektatorëve dhe se nuk donte të ndahej nga fëmijët”.

“Unë i thashë se do të fitonte 10 paundë në javë për një vit, me shpenzime udhëtimi të paguara nga paratë e shitjes së kartolinave, në mënyrë që të siguronte arsim për fëmijët e saj”.

“Hezitoi pak por më në fund pranoi.”

Kështu që Mary Ann nisi turneun britanik në Hampshire me cirkun e P.T Barnum, dhe më pas u nis me anije drejt SHBA në 1920.

Sapo mbërriti atje ajo doli në faqen e parë të gazetës së New York, si “gruaja më e shëmtuar e botës”.

Zhurma për cirkun e ri nga Britania nuk u shua shpejt dhe gruaja u kthyer në ekzibicionin kryesor të shfaqjes, duke lënë në hije ‘binjakët e ngjitur’, xhuxhmaxhuxhët apo njerëzit me paaftësi fizike.

Kirurgu i njohur Harvey Cushing shkroi një letër në revistën Time magazine në 1927 për t’u ankuar sesi cirku tallej me paaftësitë dhe defektet e pacientes.

Por megjithë turpërimet e ofendimet, gjatë dy viteve të ardhshme gruaja arriti të fitonte rreth 30 000 dollarë, që do të ishin ekuivalentja e sotme e 500,000 dollarëve.

Me paratë që fitonte ajo dërgoi në shkollë fëmijët e saj, edhe pse i merrte malli shumë.

Gruaja u kthye në Evropë ne 1925 dhe kreu disa ekzibicione të tjera. Vitet e fundit të jetës thuhet se ajo krijoi varësi nga alkooli dhe humbi një pjesë të pasurisë në rekomandime të këqija investimesh.

Kur rrjedhimisht vdiq në 1933 në moshën 59 vjeçare, fëmijët e varrosën sipas dëshirës së saj në Angli, në varrezën ‘Ladywell and Brockley’ në jug të Londrës.

FOTO GALERI
4/7
Mary Ann la prapa ekzibicionistet e tjere te cirkut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA