Kohët e fundit Kanye West dhe Irina Shayk nisën një romancë mes tyre. Fillimisht u tha si thashethemem në media e më pas u vërtetua nga fotot e paparacëve, të cilët e fotografuan çiftin në Paris.

Dhe vetëm pak kohë pas raportimeve për një romancë mes tyre, gjithçka ka marrë fund.

Burime pranë “Page Six” kanë treguar se Irina e shikon si një mik reperin dhe nuk dëshiron të ketë një marrëdhënie me të. Sipas burimeve Kanye i ka kërkuar modeles të shkojë me të në Paris për një shfaqje mode, mirëpo ajo nuk ka pranuar.

“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisin për lidhjen e tyre”, janë shprehur burimet për “Page Six”.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel