“Martesa është vesi im më i keq”, Rudina Dembacaj rrëfen planet e së ardhmes: Po mendoj për një bebe

14/07/2021 18:50

Rudina Dembacaj ka zbuluar se do të bëjë sërish dasmë dhe ka nisur përgatitjet ndërsa e ka cilësuar martesën si “vesin më të keq”.

“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”,- u shpreh moderatorja.

Në një komunikim me ndjekësit në Instagram, ajo tha se po mendon seriozisht të zgjerojë familje me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është dëshirë e tij dhe e vajzës së saj.

 “Nëse Viki do bëhet me një motër cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku tashmë ma kërkon edhe Viki,”- u përgjigj Rudina Dembacaj.

Sa i përket pushimeve, tha se do të jetë e shoqëruar edhe me fëmijët e partnerit të saj.

“A do ikësh me pushime me vajzën, burrin dhe fëmijët e tij? Ku mendon se do ikni?”– ishte një tjetër pyetje që iu drejtua.

“Po patjetër, mezi pres të drejtën”- përfundoi Rudina Dembacaj.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel