“S’e ke problem që i këndon drogës?”/ Lindita e “Për’puthen +40”: Jam e shtrenjtë si kokaina

13/07/2021 14:06

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Linda ka publikuar këngën e saj të parë, me titull “Coco”.

Përveç vlerësimeve, në rrjetet e saj sociale ka pasur shumë kritika për faktin që në këngë përmend kokainës apo për veshjet në videoklip.

Për ty jam kokaina/ Coco-Cocaina/ E shtrenjtë si kokaina…”, këndon Lindita.

E pyetur në emisionin “Shqipëria live”, ku ishte e ftuar, Lindita tha se i pëlqeu të këndonte këtë këngë.
S’ka problem, ma propozuan si tekst. Më pëlqeu dhe vendosa ta këndoj. Thjesht e krahasoj veten me kokainën, jam e shtrenjtë si kokaina”.

Ish-konkurrentja shprehet se është e kënaqur dhe nuk e ka pranuar këtë projekt për para.
Jam e kënaqur me veten, nuk e kam bërë për të fituar para. nuk kam probleme ekonomike, e kam nisur si hobi, asgjë më shumë. Madje, madje, tani e vendosa, do të bëj dhe një tjetër…

Ajo doli beqare nga emisioni dhe rrëfen se e tillë vazhdon të jetë. Por, i ka mbetur peng Çimi, që në fund zgjodhi Stelën?
Jo aspak, po të doja e kisha marrë. Unë dua dikë që të jetë vetëm për mua, jo të shoh të tjera”, përgjigjet Lindita.

FOTO GALERI
3/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA