Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestrat Hezbollahu
The Guardian ka publikuar imazhet më të mira nga Wembley ndërsa Anglia humbi me penallti në finalen e parë të madhe të turneut që nga viti 1966.
Pas një ndeshjeje të gjatë, plot emocion, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”.
Kjo është kupa e dytë për Italinë. Në vitin 1968, fqinjët tanë morën trofeun e Evropianit, për të përjetuar sërish të njëjtat emocione pas 53 vitesh.
As 90-minutëshi dhe as dy shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë skuadrën fituese. “Axurrët” dhe “3 luanët” provuan fatin e penalltive në Wembley të Londrës.
Anglezët e nisën me këmbë të mbarë. Në minutën e tretë është Shaw që shënon për “3 luanët”, duke e ruajtur avantazhin deri në fund të 45-minutëshit të parë.
“Axurrët” provuan disa herë në portën e anglezëve, teksa kryesuan me pasimet në fushë, por ishin të pafat për të shënuar.
Ndërsa në pjesën e dytë, Bonucci riktheu shpresat te italianët, me golin e tij. Këto ishin dy golët e vetëm të kësaj finaleje. Pavarësisht shumë mundësive nga të dyja skuadrat, loja e rregullt përfundoi me rezultatin 1 me 1.
Top Channel