Një punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Himarë është arrestuar sot, pasi është dënuar me arrest me burg.
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit për 36-vjeçarin me iniciale M.N. pasi ka lejuar ndërtime të paligjshme në Himarë. Ndërkohë, si bashkëpunëtorë me të, janë arrestuar shtetasit me iniciale R.H. dhe E.Z., ndërkohë që policia po kërkon dhe ish-punonjësin e IKMT-së, shtetasin me iniciale Dh. B.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), ish-punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen R. H, 25 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel