Mbretëresha Elizabeth II i ka drejtuar një letër trajnerit të Anglisë, Garreth Southgate duke i përcjellë urimet e të gjithë familjes mbretërore për të gjithë punën e palodhur të skuadrës.
“Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i dhashë Kupën e Botës, Bobby Moore, dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit. Unë dua t’u dërgoni urimet e mia dhe të familjes sime, të gjithëve për arritjen në finale të Kampionatit Evropian dhe ju uroj që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën ju karakterizon”, shkruan mbretëresha.
Një letër në mbështetje të ‘Tre Luanëve’ ka dërguar edhe kryeministri i Anglisë Boris Johnson, në të cilën fillimisht shpreh besimin për kombëtaren, ndërsa më pas thotë se “është koha që trofeu të vijë në shtëpi”.
Top Channel