Julian Shehu: Maran na kërkon më shumë presion, loja jonë është bërë më ofensive
Ivan Balliu nuk do të veshë më fanellën kuqezi, pasi mbrojtësi vendosi të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Dëmtimet e vazhdueshme e bënë të pamundur që të vijonte karrierën me kuqezinjtë duke e shtyrë futbollistin që të marrë këtë vendim të tij.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale dha një mesazh falënderimi dhe mirënjohje në drejtim të futbollistit duke i thënë se e ka shkruar emrin e tij në historinë e kombëtares shqiptare me shkronja të mëdha:
‘Ivan Balliu ishte gjithmonë gati për Kombëtaren. Një mbrojtës me cilësi të rralla, një profesionist shembullor dhe një njeri që e veshi fanellën kuqezi me dashuri e krenari. Me vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, Ivan mbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij. Ivan, të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares. Kam shumë respekt për ty, si futbollist dhe si njeri. Uroj që ky rrugëtim me Shqipërinë të ketë qenë po aq i veçantë për ty sa ka qenë për ne të të kishim në ekip. Emrin tënd e ke shkruar me shkronja të mëdha në historinë e Kombëtares sonë. Faleminderit, Ivan! ¡Gracias, Ivan!-lexohet në postimin e presidentit Duka në Instagram.
View this post on Instagram
Top Channel