Fermín i prish festën Simeones, Barcelona përmbys Atlético dhe merr kreun e La Liga-s
Fitorja e Milanit në fushën e Genoas nuk e shoi zemërimin e Adrien Rabiot për mosndëshkimin me karton të kuq të Marcandallit.
Episodi, që ndodhi në minutën e 50 të sfidës, pa mbrojtësin xhenovez të shkaktojë faull, 60 m larg portës me francezin që kërkoi përjashtimin e kundërshtarit për ndëshkimin me karton të kuq si mbrojtësi i fundit, ndërkohë që arbitri Massa i tregoi vetëm kartonin e verdhë që gjeti miratimin edhe të ish arbitrit Gianpaolo Calvarese.
Ky i fundit përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale e analizoi episodin në Marassi duke mbrojtur zgjedhjen e Massa, duke shtuar se nëse do të ishte dhënë kartoni i kuq, VAR nuk do të ndërhynte.
Kujtojmë se për të dhënë kartonin e kuq nëse ndërpritet një aksion i qartë goli i kundërshtarëve duhet të plotësohen të 4 parametrat DOGSO (Deny an Obvious Goal-Scoring Opportunity). Që do të thotë se arbitri duhet të bëjë vlerësimin nga distanca të drejtimit të përgjithshëm të aksionit(në këtë rast, nëse Rabiot do të ishte duke shkuar në drejtim të porta apo do të ishte në një pozicion më të prirët), mundësinë për të ruajtur ose fituar kontrollin e topit, si dhe pozicionimin dhe numrin e lojtarëve kundërshtarë në mbrojtje.
Vendimi i Massas(dhe shpjegimi i Calvarese) nuk u pranua nga Rabiot që iu përgjigj përmes një komenti në postimin e ish arbitrit në rrjetet sociale.
‘Në jetë, ashtu sikurse në futboll, mund të bëhen gabime, është e nevojshme që të paktën të pranohen. Të gënjesh vazhdimisht nuk të bën të ecësh përpara. Dhe është futbolli italian ai që i paguan pasojat…Mendojeni’-ishte komenti i mesfushorit francez të Milanit.

Top Channel