Japoni/ Më shumë se 120 mijë qytetarët braktisin shtëpitë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut

10/07/2021 17:54

Autoritetet japoneze urdhëruan sot, që më shumë se 120,000 njerëz në disa rajone të Japonisë jugore të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të mëdha, njoftoi rrjeti japonez NHK.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pas rrëshqitjeve vdekjeprurëse të tokës të  shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në qytetin bregdetar Atami, në jugperëndim të Tokios.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një alarm për reshjet e mëdha të shiut në tre rajone të Kyushu, duke bërë që disa qeveri lokale të urdhërojnë banorët të evakuohen.

Një javë më parë, shirat e mëdha në Atami shkaktuan rrëshqitje dheu që vranë të paktën 9 persona, ndërsa ata që janë zhdukur arrijnë në 20.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA